Champions League shton ekipet pjesëmarrëse duke nisur nga viti 2024

Drejtuesit e UEFA-s kanë arritur marrëveshjen me Shoqatën Europiane të Klubeve që të zgjerojnë turneun dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e më tepër skuadrave.

Prej vitit 2024, skuadrat që do të fitojnë Champions League duhet të luajnë 4 ndeshje më tepër. Nga 13 që janë aktualisht për të arritur te trofeu më prestigjoz në Europë, do të nevojiten 17 takime.

Drejtuesit e UEFA-s kanë arritur marrëveshjen me Shoqatën Europiane të Klubeve që të zgjerojnë turneun dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e më tepër skuadrave.

Për momentin, nuk dihet si do të implementohen katër ndeshjet më tepër, me alternativat që janë ndryshimi i fazës së grupeve ose shtimi i një grupi përpara ndeshjeve me eliminim direkt, shkruan A2News.

Problemin më të madh e kanë ekipet angleze, kalendari i të cilave është tepër i ngjeshur. Por, rritja e përfitimeve financiare mund ta justifikonte sforcon dhe do të bënte që klubet elitare të heqin dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Ligës në Angli.