Çfarë po ndodh me satelitët shqiptarë? Hafizi: Isha kundër, nuk di nëse po punojnë

Astrofizikania Mimoza Hafizi është shprehur se nuk e di se çfarë po ndodh me dy satelitët shqiptarë që janë lëshuar në hapësirë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se lëshimi i satelitëve vetëm për vendin tonë nuk ishte një nismë e duhur.

Më tej ajo theksoi se nuk është në dijeni nëse satelitët po punojnë apo jo.

“Satelitët nuk hidhen kot. Nuk duhet diskutuar interesi i atij që e hedh por interesi i njerëzve për të eksploruar dhe komunikua. Të gjitha këto duhet të jenë në balancë , në mënyrë që të balancohen interesat ekonomike me të ardhmen e planetit.

Qëkur u diskutua për hedhjen e satelitëve mendova që ishte e tepërt. Nëse ka satelitë që i ndihmojnë gjithë këtyre aktiviteteve në të gjithë botën ishte në rregull, por vetëm për Shqipërinë ishte e tepërt, sepse ne jemi një vend i vogël. Nuk kam asnjë të dhënë nëse këto satelitë punojnë. Do doja shumë që në këtë proces të marrin pjesë dhe studentët  sepse ka shumë që janë të aposionuar”- tha ajo.