Çeki, pas masakrës në spital, sulmuesi kryen vetëvrasje brenda makinës

Në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur të shtëna armësh brenda një spitali në qytetin çek Ostravi, ku mbetën të vrarë gjashtë persona.

Në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur të shtëna armësh brenda një spitali në qytetin çek Ostravi, ku mbetën të vrarë gjashtë persona.

Policia çeke është vënë pas sulmuesit, ndërsa sipas informatave më të fundit ai ka kryer vetëvrasje brenda veturës pak sekonda para se policia t’i afrohej për ta arrestuar, raporton Top Channel.

Sulmues ka kryer vetëvrasje pas një konfrontimi që pati me njësitet speciale të policisë çeke, që kishin arritur ta lokalizojnë rreth orës 10:30 brenda veturës. Ai ka qëlluar veten me revole në kokë, kanë njoftuar organet e sigurisë.

Kujtojmë që sulmit brenda spitalit kishte ndodhur në ora 7 të mëngjesit, kur një burrë i armatosur filloi të shtie në drejtim të civilëve që ishin në korridor.