Çdo muaj Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 3.4 GB internet

Sipas statistikave totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T3 2019 ishte rreth 1.4 miliardë minuta, me një rritje prej 2.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8% me T3 2018.

Rreth 2 milionë shqiptarë përdorin internetin nëpërmjet celularit. Si po zhvendoset konsumi tradicional i thirjeve dhe sms drejt broadband-it që u rrit me 23.2% krahasuar me 2018-ën

Përdoruesit e telefonisë celulare kanë rritur konsumin e internetit dhe kanë ulur thirrjet telefonike dhe mesazhet. Të dhënat e fundit të publikuara nga AKEP për tremujorin e tretë 2019 tregojnë se konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T3 2019 ishte: 184 minuta dalëse, 31 SMS dhe 3.4 GB Internet. Krahasuar me T2 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 2.6%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 7.2% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me me 13.6%.

Tregu i është kthyer trendeve rritëse sa i përket numrit të pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T3 2019 ishte rreth 3,507,658 që përbën një rritje me 0.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 24.3% në krahasim me T3 2018. Është rritur dhe numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T3 2019 arriti në rreth 2.5 milionë që përbën një rritje me rreth 5.1% me T2 2019 dhe rënie me 5.4% në krahasim me T3 2018 shkruan Monitor.

Tendenca është drejt përdorimit të internetit dhe sipas statistikave zyrtare numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T3 2019 ishte rreth 1.9 milionë që përbën një rritje me 13.8% me tremujoin e mëparshëm, dhe një rënie me 0.2% në krahasim me Tremujorin e tretë 2018. Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T3 2019 ishte rreth 20.2 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.4 GB Internet në muaj në T3 2019, që përbën një rritje me 13.6% në krahasim me T2 2019 dhe një rritje me 23.2% krahasuar me T3 2018.

Sipas statistikave totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T3 2019 ishte rreth 1.4 miliardë minuta, me një rritje prej 2.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8% me T3 2018. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 2.5% në krahasim me T2 2019 dhe u ul me 7.8% në krahasim me një vit më parë në T3 2018 ndërkohë që sasia e thirrjeve on-net u rrit me 2% në krahasim me T2 2019 dhe pësoi një rënie me 7.9% në krahasim me T3 2018.

AKEP monitoron tregun për thirrjet brenda me jashtë rrjetit(on-net/off-net) të cilat në T3 2019 ishin në raportin 57%/41% njëlloj me T3 2018 (pjesa mbetur 1% thirrje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare).

Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T3 2019 ishte rreth 237 milion që përbën një rënie me 2.4% krahasuar me T2 2019 dhe një rënie me 21% me T3 2018.