Category Sport

Skënderbeu fiton në Vlorë. Korçarët shkëputen në krye të renditjes

Skënderbeu merr 3 pikë në Vlorë, por dhe vendin e parë, tani i vetëm. Skuadra korçare triumfoi 0-2 ndaj kuqezinjve të Ilir Dajës, të cilët pësojnë humbjen e parë këtë edicion në javën e katërt. Vendosin golat e Blerim Krasniqit dhe Oto Xhon, të cilët festuan golat e parë sezonalë me fanellën e “Ujqërve të dëborës”.

Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Barazimi 1-1 mbrëmjen e kaluar në transfertë ndaj Kaljarit erdhi për kuqezinjtë pasi ylli argjentinas, Gonzalo Higuain, tregoi më të mirën e tij në Gonzalo Higuain në të 56-tën duke vendosur balancat, pas golit të shënuar nga vendasit që në minutën e 4-të me anë të Joao Pedro.

Formula 1, Hamilton dominoi në Singapor

Vendi i dytë i takoi pilotit Max Verstappen nga RB Racing, ndërkohë që Sebastian Vettel me Ferrarin e tij zuri vendin e tretë, duke humbur hapin në ndjekje të Hamiltonit në garën e pilotëve