Botërori më i mirë i Messit, thyen shumë rekorde, “i lë targën” disa ikonave

Lionel Mesi, një prej futbollistëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit, iu desh të luante ndeshjen e 25-të në Botëror, për të thyer dhe barazuar një mori rekordesh të mbajtur nga legjenda të ndryshëm të futbollit.

Fillimisht “Pleshti” ka barazuar rekordin e legjendës gjermane, Mateus për sa I përket ndeshjeve të luajtura në Botëror, plot 25, teksa pritet ta thyejë atë në finale.

Gjithashtu Mesi theu rekordin e Omar Gabriel Batistutës si golashënuesi më i mirë Argjentinës në finalet e Kupës së Botës me 11 gola. Një rekord që nuk thyej prej 20 vitesh.

Gjithashtu Lionel Mesi është bërë lojtari i parë që shënon dhe asiston në katër ndeshje të veçanta të Kupës së Botës (që nga edicioni i vitit 1966).

Pleshti nuk është mjaftuar me kaq teksa është përfshirë në 20 gola në Botëror (11 realizime dhe 9 asiste), duke kaluar numrin më të mirë të golave+asiste për një lojtar që nga vitit 1966, të vendosur më parë nga Klose, Ronaldo fenomeni dhe Gerd Myler.

20 MESI (11+9)

19 Klose (16+3)

19 Ronaldo (15+4)

19 Gerd Myler (14+5)

19 Pelé (12+7)