Bordi i Transparencës referuar të dhënave të fundit të bursës Platts ka vendosur të ulë çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.
Nafta, benzina dhe gazi do të tregtohen me 4 lekë më pak për litër nga pasditja e kësaj të marte.
Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 14 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 829, -30 nga data 7.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 790, -29 nga data 7.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 107.25 (-0.76 nga data 7.03.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.