Blue Panorama mbizotëron fluturimet në Rinas

Megjithatë, sipas AAV, “Blue Panorama” është ndjekur ngushtë nga “Ernest Airlines”, e cila ka zënë 16% të tregut.

Kompania italiane “Blue Panorama” ka rezultuar më e preferuara për fluturime në muajin tetor. Autoriteti Aviacionit Civil ka publikuar buletinin mujor, në të cilin tregon se kjo kompani italiane ka zotëruar 17% të tregut të fluturimeve, me 47.104 pasagjerë.

Megjithatë, sipas AAV, “Blue Panorama” është ndjekur ngushtë nga “Ernest Airlines”, e cila ka zënë 16% të tregut.

Në muajin tetor, kjo e fundit ka pasur 49.504 pasagjerë. Pas dy kompanive të para, të cilat kanë “zaptuar” pjesën më të madhe të pasagjerëve, Air Albania ka zënë 10% të totalit të pasagjerëve, me një total 26.221, e më pas Albawings dhe Wizz Air, secila me përkatësisht 9% të tregut të fluturimeve.