Bllokuan hapësirën publike, sekuestrohen 498 çadra dhe procedohen nënë e bir në Sarandë

Policia e Sarandës ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Sipas policisë është liruar hapësira te zona e quajtur “Pema e Thatë” në Ksamil dhe janë sekuestruar 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Ndërkohë në policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 58-vjeçaren Gjulso Ismaili (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 38-vjeçarin Kenti Ismaili, (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës” (nënë e bir)

Njoftimi:

Policia e Sarandës, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.