Bilanci i COVID-19, MSH: 13 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Trembëdhjetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend, ndërsa bëhet me dije se në 24 orë kanë rezultuar 12 të shëruar. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë viktimë.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos.

Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Prill 2023)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 255

Testime totale 2,052,720
Raste pozitive 334,070
Raste të shëruara 330,294
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148
Vlorë 12
Fier 5
Elbasan. 4
Shkodër. 2
Korçë. 1