Bien në greminë dy të rinjtë nga Tropoja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit me pasojë vdekje e një 25-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri.

Automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.

Andi Rrustaj 25 vjeç është viktima dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore tek Trauma, Xheku Logu.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit.

“Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.