Bie shërbimi i WhatsApp, përdoruesit nuk kanë akses

Aplikacioni WhatsApp ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e kësaj të marte. Për pasojë, përdorues të shumtë nuk kanë mundësi të kenë akses në të dhe ta përdorin.

Ende nuk dihet shkaku se pse shërbimi i WhatsApp ka rënë. Ky aplikacion, është ndër më të përdorurat në botë.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë mosfunksinomin e WhatsApp.