Berisha si në kohët e vjetra, rikthehet në Kavajë për të shtruar iftar me besimtarët myslimanë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer “traditës” së vjetër, në kohën që ka qenë deputet në Kavajë. Këtë të martë ish-kryedemokrati ku ka marrë pjesë në një iftar me besimtarët myslimanë atje.

është pritur nga kryetari i sapozgjedhur i degës në atë qytet, Hysen Kadiu dhe pjesëtarë të tjerë të kryesisë. Në tavolinën kryesore, pjesë ka qenë edhe myftiu i qytetit, Besnik Leçini.

Lideri historik i Partise Demokratike Sali Berisha është ftuar në Iftarin e shtruar nga besimtarët muslimane në Kavajë.

Vlen të theksohet se po në të njëjtën ditë kryeministri Edi Rama shtroi iftar me artistë, gazetarë dhe aktorë të njohur.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri uroi shqiptarët për këto ditë të shenjta duke thënë që “Zoti të bekojë shqiptarët”.