Berisha merr vulën e PD, demokratët nisin festën! Plasin fishekzjarre në seli

Pas vendimit të Gjykatës së Apleit për ti lënë vulën e Partisë Demokratike, kryetarit Sali Berisha, demokratët kanë nisur menjëherë festimet në selinë e partisë.

Në oborrin e selisë demokratët kanë plasur fishekzjarre. Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet e tyre për lirimin e Sali Berishës, i cili qendron në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023.

Vendimi i trupës gjykuese të Apelit, u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.

Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake për me mospranimin e ankimimit të Alibeajt nën pretendimin se ata nuk legjitimoheshin si palë.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso kërkoi lënien në fuqi të vendimit ‘Zhukri’ dhe njohja e vendimeve te Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, të cilën gjykata e mbështeti.

“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Në një reagim në për media në përfundim të seancës në Apel, Flamur Noka, tha se e vërteta triumfoi dhe ftoi të gjithë demokratët të bashkohen në shtëpinë e PD.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.

Saga e gjyqeve për vulën e PD:

25 mars 2002: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.

23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.

27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.

11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.