Berisha i përgjigjet ambasadës ruse dhe tregon ofertën që i refuzoi Gazprom-it: Më dhanë 4.1 miliardë euro për…

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratat e një ditë më parë se Gazprom i kishte bërë ofertë korruptive për të sabotuar ndërtimin e TAP.

Berisha i ka cilësuar akuzat e ambasadës ruse provokative të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, ndërsa ka treguar edhe ofertën që i ka bërë kompania ruse e energjetikës, Gazprom, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.REAGIMI I BERISHESLidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me sollinga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!