-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

Berisha dhe Basha thirren në Prokurori për 8 janarin

Në gjykatë kanë qenë të pranishëm edhe deputetë e mbështetës të grupit të rithemelimit të PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurori ditën e nesërme që të merren në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.

Mësohet se një ftesë e tillë për paraqitje i është dorëzuar edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Para dy ditësh Sali Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha ish-kryeministri.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata caktoi detyrim paraqitjeje për 28 nga 34 protestuesit e arrestuar për veprime të dhunshme gjatë protestës së 8 janarit tek selia e PD, ndërsa 6 prej tyre do të hetohen në gjendje të lirë.

Për 28 të ndaluar Prokuroria kërkoi masën detyrim paraqitjeje, ndërsa për 6 të arrestuar si mbështetës të kreut të PD, Lulzim Basha, Prokuroria është tërhequr, duke vendosur të hetohen pa asnjë masë sigurie.

Në gjykatë kanë qenë të pranishëm edhe deputetë e mbështetës të grupit të rithemelimit të PD.

Pas protestës së dhunshme të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD, policia arrestoi 34 persona, 23 prej të cilëve kanë qëndruar jashtë godinës së selisë blu dhe 11 të tjerë në ambientet e brendshme.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme