Bëni kujdes! Fëmijët në Facebook të interesuar për lojëra fati dhe alkool

Facebook-u ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkoolin.

Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë shfaqur interes për lojërat e fatit, përfshirë 130,000 të tillë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 940,000 të mitur – 150,000 prej të cilëve janë britanikë – ishin interesuar për pije alkoolike.

Këto “interesa” gjenerohen automatikisht nga gjiganti i rrjeteve sociale, bazuar në ato që ka mësuar mbi përdoruesit duke monitoruar aktivitetin e tyre. Në një deklaratë të tij, Facebook-u sqaroi se nuk lejon reklama që promovojnë kumarin apo shitjen e alkoolit, e së madje vepron kundër këtij aktiviteti kur bie në gjurmë të tij.

“Ne gjithashtu punojmë ngushtë me rregullatorët për të ofruar udhëzime për ata që kërkojnë ta rrisin audiencën e tyre në mënyrë të efektshme e të përgjegjshme”, thuhet në deklaratë. Por ndërkohë ekzistojnë mënyrë për të shënjestruar të miturit me këto lloj reklamimesh, edhe pa i shkelur rregullat e Facebook-ut. /tch