Belgjika vendos në listën e më të kërkuarve terroristen e arratisur nga Turqia

Fehriye Erdal, e cila është dënuar për vrasjen e biznesmenit turk Özdemir Sabancı në vitin 1996, është shtuar në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës

Belgjika ka vendosur në listën e personave më të kërkuar terroristen e arratisur nga Turqia, Fahriye Erdal, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sudinfo.be, një portal frankofon lajmesh me bazë në Belgjikë, tha se Fehriye Erdal, 42 vjeçe, e cila është dënuar për vrasjen e biznesmenit turk Özdemir Sabancı në vitin 1996, është shtuar në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës.

Me vendsojen e saj në këtë listë, forcat belge të sigurisë tani janë duke kërkuar një total prej 1.846 personave.

Sudinfo.be tha se Ekipi i Kërkimit Aktiv të të Arratisurve (FAST), një ekip special i policisë në Belgjikë, ka për detyrë të kërkojë dhe arrestojë të arratisurit.

Njëzet e tre vite pas atentatit ndaj biznesmenit Sabancı, terroristja Fehriye Erdal, një nga autorët e vrasjes, ende gjendet në arrati.

Biznesmeni Özdemir Sabancı, drejtori i Toyotasa Haluk Görgün dhe sekretarja Nilgün Hasefe u vranë nga terroristët e organizatës DHKP-C më 9 janar të vitit 1996 në Qendrën Sabancı në Stamboll. Vrasja u zbulua të jetë kryer nga Fehriye Erdal, Ismail Akkol dhe Mustafa Duyar.

Mustafa Duyar u kap dhe u dënua me burg, megjithatë, u vra në vitin 1999 gjatë një trazire në burg.

Fehriye Erdal dhe Ismail Akkol arritën të arratisen. Akkol u kap në vitin 2016 pasi u përpoq të kalonte në mënyrë të paligjshme në Turqi dhe u arrestua menjëherë. Ai është duke vuajtur burgim të përjetshëm.

Ndërkaq, në vitin 1999, Erdal u kap me pasaportë të falsifikuar me emrin “Neşe Yıldırım” pas një zjarri në shtëpinë e saj në qytetin Knokke të Belgjikës.

Ajo u dënua me 15 vjet burgim nga një gjykatë turke në mungesë të saj.

Belgjika kishte hedhur poshtë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin Erdalin pasi dënimi me vdekje ishte ende në fuqi në Turqi në atë kohë. Kërkesa e Erdal për azil politik u refuzua gjithashtu nga Belgjika.

Më 25 maj të vitit 2016, 20 vjet pas vrasjes, Gjykata Penale e Brukselit vendosi që Erdal të gjykohej në Belgjikë për krimet që kishte kryer në Turqi.

Prokurori kërkoi 30 vjet dënim të rënduar me burg dhe 15 vite masa shtesë të sigurisë për terroristen Erdal.

Rasti u përfundua në shkurt të vitit 2017 në munges të të arratisurës Erdal, kur gjykata vendosi që Erdal të vuajë 15 vjet për krimet e kryera në Turqi.