“Bëjeni vullnetarisht…”, KQZ ultimatum 94 partive politike, ja sa ditë afat kanë për të paguar gjobat e vendosura nga KShZ

Nëntëdhjetë e katër parti politike duhet të paguajnë gjobat e vendosur nga KShZ për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020, duke u lënë 20 ditë afat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje publike sot 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga KShZ, duke sqaruar se KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën e Tiranës.

Sakaq Posta Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.