Bëhet zyrtare, Hysaj qëndron me Napolin

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton verore, me interes nga klube të ndryshme, teksa më afër nga të gjithë duket se ishte Atletiko Madrid, që më pas ndërroi shenjestër duke marrë Tripier nga Totenhemi.

Me ditët që i afrohen fundit të merkatos, kanë zbehur dhe zërat rreth Hysajt, që mesa duket do të mbetet te Napoli, transmeton Balkanweb.

Këtë e ka konfimuar Mario Xhufredi, menaxheri i lojtarit shkodran, që për TMë është shprehur shkurtimisht: “Hysaj qëndron te Napoli!”. Nuk dihet ende nëse ka pasur një bisedë mes Hysajt dhe Ançelotit, pasi në edicionin e fundit, trajneri italian e la më së shumti në stolin e rezervave Elseid Hysajn.