“Bashkëpunimi mes Turqisë dhe BE-së duhet të zgjerohet”

"Turqia dhe BE-ja duhet të tejkalojnë perceptimet e gabuara dhe keqkuptimet për çështjet në interes të përbashkët", thotë zyrtari i AK Partisë, Cevdet Yılmaz

Partia për Derjtësi dhe Zhvillim (AK Parti) vlerëson se Turqia dhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të zgjerojnë bashkëpunimin.

Pas takimit me eurodeputetët në Bruksel, Cevdet Yılmaz, zv/kryetari i AK Partisë përgjegjës për punët e jashtme, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të zgjerojnë bashkëpunimin në çështjet në interes të përbashkët, si energjia, siguria, unioni doganor, çështja e vizave, duke shtuar se nga bashkëpunimi përfitojnë të dyja palët.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ai gjithashtu u bëri thirrje politikanëve të BE-së që të tejkalojnë perceptimet e gabuara dhe keqkuptimet.

“Ne po flasim për të vërtetën, jo për perceptime. Ne i ftojmë në Turqi ata që i takuam këtu”, tha Yılmaz.

Ai u takua me anëtarët e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, Jan Witold Waszczykowski, Bernard Guetta, Michael Gahler, Nathalie Loiseau dhe Tomas Zdechovsky.