Basha sot në Prokurori për protestën e 8 janarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur për protestën e 8 janarit.

Para organit të akuzës do të paraqitet sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Një ditë më parë u morr në pyetje ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha.

Ky i fundit deklaroi pas daljes nga prokuroria se Basha është i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish dhe fondamentalistësh.

Në protestën e 8 janarit, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të futeshin me forcë në ambientet e selisë blu, ku nuk mungoi edhe dhuna.

Gjatë protestës u hodh edhe gaz lotsjellës dhe ndërhyri policia për të shpërndarë turmën.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së e ndërsa Gjykata e Tiranës ka liruar 34 të arrestuarit.