Basha ndan momente nga takimi me të rinjtë në Durrës: PD ofron një model të ri. Pasuritë e qytetit t’i gëzojnë të gjithë durrsakët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë këtë të shtunë në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Në takimin me to, Basha i ka vendosur theksin modelit të ri që tenton të implementojë PD, që do të jetë një qeverisje me njerëzit e për njerëzit. Kjo sipas Bashës, arrihet duke votuar kandidatin Luan Hoti.

Postimi i Bashës:

Partia Demokratike, do t’i ofroje Shqipërisë një model të ri qeverisjeje. Me Luan Hotin ne do ta shembim modelin e vjetër të korrupsionit dhe do ti japim Durrësit një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit.

Durrësi nuk mund të vazhdojë më të trajtohet si çifligu i Edi Ramës. Pasuritë e Durrësit duhet dhe do të kthehen në mirëqenie për durrsakët. Ndaj me 6 mars vota për PD dhe për Luan Hotin, është votë për zhvillimin e Durrësit.

Voto PD
Voto Luan Hotin