Basha flet pas takimit me Metën: Më bindi që po bëhet grusht shteti, s’ka forcë në tokë që ndal rrotacionin politik

Në fjalën e tij kreu i PD ka folur dhe për takimin me Metën, duke thënë se e ka njohur me prova dhe fakte tronditëse të kapjes së institucioneve nga maxhoranca. Njësoj si Presidenti dhe Kreu i PD ka thënë se po tentohet që të bëhet një grusht shteti.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me aleatët duke kërkuar edhe njëherë zgjedhje të parakohshme. Para mediave Basha tha se rrotacioni politik dhe ardhja në pushtet e opozitës është e pashmangshme.

Në fjalën e tij kreu i PD ka folur dhe për takimin me Metën, duke thënë se e ka njohur me prova dhe fakte tronditëse të kapjes së institucioneve nga maxhoranca. Njësoj si Presidenti dhe Kreu i PD ka thënë se po tentohet që të bëhet një grusht shteti.

PJESË NGA DEKLARATA

Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në Gjykatën Kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtorë të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve

Çfarë po u kërkoni qytetarëve?

Për ne parlamenti është shpërndarë në 18 shkurt të vitit të kalaur. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhjet. Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm tek partia jonë, rotacioni është i pashmangshëm. Rama kërkon të zgjas dhe të shmang zgjedhjet. Nuk ka forcë që të ndalë rotacionin dhe ardhjen në pushtet të opozitës së re. Ne do të vijojmë bashkëpbisedimin me qytetarët dhe do shpalosimin ofertën tonë dhe kërkojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe një Reformë Zgjedhore dhe nuk ka forcë mbi tokë që të ndal rotacionin, unë dua që ta bëjmë më mjete politike, por bashkimi jonë do jetë i madh dhe i pashmangshëm.