“Basha cakton nesër në gjykatë Alibeajn kryetar të PD ” zbardhet fjalimi i Berishës në Këshillin Kombëtar: Çdo kandidat i tyre është edhe i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar sot vendimin për të dalë me kandidatë koalicioni në zgjedhjet e 14 majit, për shkak se nuk përdor dot logon dhe vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të fundit të Apelit.

Pas një mbledhje me kandidatët e Primareve në mesditë, Berisha ka thirrur Këshillin Kombëtar pasdite ku pas dy orësh mbledhje me dyer të mbyllura, është vendosur edhe strategjia që do të ndiqet për zgjedhjet lokale.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për Balkanëeb, pjesë nga fjala e Berishës me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar.

Berisha:

Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykates dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore.

Për Bashën

Qellimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh.

Për Alibeajn

Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. U perpoqa por njesoj…Tani gjërat do marrin vendin e vet. çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibres që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”.

Ftesa për deputetët që nuk i janë bashkuar

Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend ne PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”.

Porosia për kandidatët e Primareve

Alencat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve: “Ju jeni kandidaëet e qytetarëve, respektojini, degjojeni qytetarin. I pari është qytetari”.