Barcelona në kaos! Anulohen 45 fluturime për shkak të protestave

“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, tha sot një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime u anuluan për shkak të problemeve të djeshme.

“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, tha sot një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime u anuluan për shkak të problemeve të djeshme,shkruan Top Channel.

Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg, dhe sipas një zëdhënësi të aeroportit, protestuesit nuk hynë në terminal, kështu që dëmi ishte i vogël.

Ai tha se nuk kishte informacion për numrin e udhëtarëve që u prekën nga anulimi i fluturimeve.