Ban Ki Moon: E respektoj presidentin Erdoğan për iniciativën e tij në çështjen e Sirisë

Në kuadër të takimeve Atay bisedoi edhe me Ban Ki Moon i cili ka theksuar se e respekton presidentin Erdoğan për iniciativën e tij që ka marrë në çështjen e Sirisë

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se e respekton presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për iniciativën e tij që ka marrë në çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e burimeve njerëzore e Presidencës turke nëpërmjet një deklarate me shkrim njofton se në Seul më 6-7 nëntor u mbajt Forumi i 14-të i Global HR me sloganin “Së bashku për një të ardhme më të mirë” i cili është një nga platformat kryesore botërore të burimeve njerëzore ndërkombëtare.

Në forumin ku sekretari i 8-të i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ishte i ftuar nderi, Turqia u përfaqësua nga Salim Atay kryetari i Zyrës së burimeve njerëzore të Presidencës së Turqisë.

Forumi u organizua nga Kryeministria e Koresë së Jugut. Në forum lidhur me burimet njerëzore u diskutua për çështje të tilla si kapja e transformimit dixhital, rishikimi i sistemit arsimor, barazia gjinore, zhvillimi i talentit dhe punësimi i të rinjve.

Në kuadër të forumit, Atay zhvilloi bisedime për bashkëpunimin në platformat ndërkombëtare lidhur me çështjen e burimeve njerëzore. Gjatë këtyre bisedimeve Atay foli për punimet e Zyrës së burimeve njerëzore dhe vizionin e Turqisë për burimet njerëzore.

Ndërkohë në kuadër të takimeve Atay bisedoi edhe me Ban Ki Moon i cili ka theksuar se e respekton presidentin Erdoğan për iniciativën e tij që ka marrë në çështjen e Sirisë. Atay dhe Ban Ki Moon krahas zhvillimeve që Turqia ka treguar në fushën e burimeve njerëzore kanë diskutuar edhe për politikat efektive në arenën ndërkombëtare.

Vizitë në Universitetin “KAIST”

Pas bisedimeve në kuadër të forumit, Atay bashkë me ambasadorin e Turqisë në Seul, Ersin Erçin vizituan Sung-Chul Shin, kreun e Institutit të Avancuar Korean të Shkencës dhe Teknologjisë (Korea Advanced Institute of Science and Technology – KAIST) i cili është një nga universitetet më të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e inovacionit dhe nano-teknologjisë që kryeson në transformimin dixhital të Koresë së Jugut.

Në këtë takim janë shkëmbyer idetë mbi projekte të mundshme të përbashkëta mes Turqisë dhe Koresë së Jugut lidhur me zhvillimin e burimeve njerëzore.

Kreu i KAIST, Sung-Chul Shin tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Turqinë. KAIST, sipas renditjes së Times Higher Education (THE) është një nga universitetet më të suksesshëm të Koresë së Jugut, kryesisht në fushën e kompjuterëve, inxhinierisë dhe shkencës së materialeve.