Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte të moshuarin në pus, 77-vjeçari e qëlloi me çekiç në kokë

Babai ka vrarë djalin në Maliq. • Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Zvezdë. Fillimisht u raportua si një vdekje aksdentale e 50-vjeçarit Hamdi Bylykbashi. • Por pas ekspertizës, doli që ai ishte vrarë nga babai i tij 77-vjeçar Shefki Bylykashi. • Hamdiui dehur ditën e djeshme ishte konfliktuar me babanë e tij, të cilin tentoi që ta hidhte në pusin e ujit para oborrit të shtëpisë. • Por i moshuari me një çekiç qëlloi disa herë djalin e tij në kokë. • Për shkak të dëmtimeve të mëdha, 50-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital