Babai i kongresmenes amerikane Ilhan Omar vdes nga COVID-19

"Me pikëllim dhe dhimbje të jashtëzakonshme i thash lamtumirë babait tim, Nur Omar Mohamed", Omar e ndau humbjen e saj në një mesazh në Twitter

Kongresmenja demokrate në SHBA, Ilhan Omar, ka njoftuar se babai i saj ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, raportohet se për shkak të komplikimeve nga koronavirusi i ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

“Me pikëllim dhe dhimbje të jashtëzakonshme i thash lamtumirë babait tim, Nur Omar Mohamed”, Omar e ndau humbjen e saj në një mesazh në Twitter të hënën vonë.

“Nuk mund të përshkruhet ajo çfarë rëndësie kishte për mua dhe të gjithë që e njihnin dhe e donin atë”, tha ajo.

SHBA është vendi i goditur nga pandemia me më shumë se 2.11 milionë raste dhe mbi 116.100 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. Në përgjithësi, janë regjistruar mbi 576.300 të shëruar.

Pas shfaqjes në dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, virusi është përhapur në të paktën 188 vende dhe rajone.

Ka më shumë se 8.04 milionë infektime të konfirmuara globalisht dhe 437.100 vdekje, me mbi 3.88 milionë shërime.