Autobusi i “Unazës” përplaset me disa mjete, raportohet për disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë. Bëhet me dije se autobuz i linjës së “Unazës”, është përpalsur me disa mjete në zonën e Shallvareve.

Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendndngjarje së bashku me sherbimet e ambulancës dhe stafin mjekësor.

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”, njofton policia.