Atentati ndaj prokurorit, del nga spitali Aleksandër Laho

Aleksandër Laho, i cili mbeti i plagosur nga atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ka lënë spitalin dhe është dërguar në shtëpi.

Laho, i cili njihet edhe me pseudonimin “Rrumi” u shoqërua për në banesën e tij me një ambulancë.

46-vjeçari ishte në makinë së bashku me prokurorin Arjan Ndoj dhe shoferin e tij Andi Maloku kur iu bë atentati, shkruan Lapsi.

Shoferi i prokurorit, 24-vjeçari Andi Maloku nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa vazhdon të jetë në spital edhe Prokurori Arjan Ndoj.