Atalanta “shtrëngon” Champions-in

Atalanta vazhdon rrugëtimin drejt Champions-it sezonin e ardhshëm.

Atalanta vazhdon rrugëtimin drejt Champions-it sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Etrit Berishës dhe mbrojtësit Berat Gjimshiti fitoi 2-1 në shtëpi me Genoan dhe parakalon Interin në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë.

Berisha, në fakt, sikurse ka ndodhur prej shumë ndeshjesh, qëndroi i gatshëm në stolin e rezervave, ndërsa Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar, madje shërbeu për Casatngen në rastin e golit të dytë në minutën e 53-të, me rezultatin që ishte zhbllokuar sapo nisi pjesa e dytë me Barrow.

2 minuta para përfundimit të ndeshjes, Goran Pandev shkurtoi në 2-1 diferencën, pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes së Atalantës, gjithsesi vendasit u mbrojtën mirë në minutat e mbetura, duke marrë një fitore me shumë vlerë,raporton Top Channel.