“Asnjë vendim non-grata nuk është ndryshuar”, Berisha reagon ndaj ambasadores Kim: Është ndërhyrje në…

Mbrëmjen e djeshme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për “Open” në ‘News24’ deklaroi se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së.

Kaq mjaftoi që të vinte reagimi nga ish-kryeministri Berisha.

Ky i fundit pohoi në një konferencë me gazetarët se; “Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”

Deklaratat e herëpashershme në drejtim të Berishës nga diplomatja amerikane vijnë pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.