Arta Marku dorëzon detyrën, Olsian Çela flet si kryeprokuror: E ardhmja do jetë më e mirë

Arta Marku i ka dorëzuar sot detyrën Olsian Çelës, kryeprokurorit të ri.

Arta Marku i ka dorëzuar sot detyrën Olsian Çelës, kryeprokurorit të ri.

Marku tha : Më falni për frymëmarrjen se kam ngjitur shkallët. Pata kënaqësinë tëdrejtoj akuzën për dy vjet, të punoj me përkushtim.

Dëshiroj të falenderoj kolegët dhe misionin opdate që më kanë mbështetur , falenderoj median qoftë kur keni qenë dashamirës qoftë kur keni qenë më pak të tillë. Kam besim që prokuroria do ecë para, jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj ish shokut tim të klasës.Menjëherë pasi Arta Marku i dorëzoi detyrën, Olsian Çela tha fjalët e para si kryeprokurori i ri i vendit.

Fillimisht ai falenderoi Markun: Falenderoj Markun për punën e e këtyre dy viteve, është përballur më një faze të vështirë, ka bërë më të mirën e mundshme që mund të bëhej në këto kushte, raporton Top Channel.Rezultate imazhesh për olsian çela

Kryeprokurori tha më tej se po “hyjmë në një fazë të re, ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore, kjo kërkon një angazhim të ri dhe konceptim të ri si duhet të funksionojë ky organ. Prokurori ka kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së BE, rezultatet e punës sonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Tashmë ka mundësi që Kryeprokurori mund të japë kontribut për t’u dhënë jetë ideve të reja”.

Çela vijoi më tej “sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Çdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”.