Ish-deputetja e Partisë së Lirisë Silva Caka deklaron se arsimtarët në Shqipëri kanë pagën më të ulët në Europë, teksa citon kryeministrin i cili thotë se “ka mbaruar koha kur pagat rriten se ngrihen sindikatat”.
Ajo shkruan se për aq kohë sa ky të bëjë sipas qejfit, ne do vazhdojmë të kemi nivelin më të ulët të pagave të arsimtarëve në Europë.
“Arsimtarët tanë kanë pagën më të ulët në Europë.
Në të gjithë botën sindikatat ngrihen dhe kërkojnë rritje të pagave e përmirësim të kushteve të punës dhe ky është një proces më shumë se normal, gati i natyrshëm.
Në Shqipëri Kryeministri u thotë se “ka mbaruar koha kur pagat rriten se ngrihen sindikatat”!?!? Po çfarë është ky budallallëk? Çfarë i di ky idiot sindikatat? Grupe patronazhistësh??
E për aq kohë sa ky të bëjë sipas qejfit, ne do vazhdojmë të kemi nivelin më të ulët të pagave të arsimtarëve në Europë”, shkruan Caka.