Arrihet marrëveshja e bujshme, United blen për një shifër rekord Maguire

Manchester United më në fund ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Leicester, Harry Maguire. Djajtë e Kuq kanë shpenzuar plotë 92 milionë euro për të siguruar kartonin e qendërmbrojtësit anglez.

Në këtë mënyrë Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollist botëror, teksa deri më tani rekordin e mbante Virgil van Dijk te Liverpooli për shifrën e 82 milionë eurove.

Në orët në vijim pritet edhe konfirmimi zyrtar nga të dyja klubet si United dhe Leicester. /Koha Jone