Arrestohen 7 persona për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë

Shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e luftës gjatë viteve 1992-95, janë arrestuar nga policia e Bosnje dhe Hercegovinës, kanë thënë autoritetet e sigurisë.

Ata dyshohen për ekzekutimin e 22 civilëve boshnjakë, përfshirë shtatë fëmijë dhe tetë gra, në një fshat lindor të Bosnjës.

Prokurorët e Bosnjës thanë se të arrestuarit ishin anëtarë të policisë serbe të Bosnjës gjatë luftës. Ky grup është kapur në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslimanë boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.