Arrestohen 3 persona në Shkodër, kishin magazinuar 42 thasë me 700 kg duhan të ngrirë! Do e shisnin në kundërshtim me regullat

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë me qëllim shitjen.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
SHKODËR – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë me qëllim shitjen.

Ata janë identifikuar si:

-Kujtim Guri, 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;

-Hamza Gemi, 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

-Avni Guri, 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.