“Aq kripë sa po hedh ti në borë, ia hedhim groshës kur zihet”

Dëbora në rrugët e Shkodrës ka nxjerrë punonjësit për të hedhur kripë në rrugët e qytetit në mënyrë që të mos bëheshin të rrëshqitshme. Por qytetarët kanë mbetur të habitur nga pamja e “makinerive”.

Dy punonjës të hipur në fuoristradë të “pajisur” me një thes me kripë e kanë hedhur atë në rrugë. Punonjësit përveçse punonin jashtë çdo kushti duke rrezikuar që të rrëzoheshin nga momenti në moment nuk kishin veshur as doreza. Sasia e kripës së hedhur duke e krahasuar me dëborën e madhe në rrugë ka bërë kontrast të madh duke u kthyer në skenë qesharake.

Duke kaluar në pjesë të ndryshme një qytetar i tha punonjësit të bashkisë se “aq sa hedh ti kripë në rrugë me duar, aq i hedhim groshës kur zihet”.