Anila Denaj: Fatura elektronike zëvendëson kasat

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë: Ulim evazionin dhe rrisim të ardhurat

Biznesi do të ndryshojë mënyrën e raportimit të xhiros, duke përdorur faturën elektronike dhe jo më sistemin e aktual të kasave. Ministrja Denaj shpjegoi lehtësitë që ofron modeli i ri i fiskalizimit.

Denaj tha se nuk pritet të sistemi i ri të krijojë kosto shtesë te bizneset dhe se do jetë në dorë të tyre për të përdorur ose jo kasat, që do të përshtaten me sistemin.

Duke iu referuar përvojës që Kroacia pati me këtë sistem, Denaj tha se pritshmëritë janë të njëjta edhe nga administrata jonë tatimore, raporton TV Klan.

Biznesi me xhiro nga zero deri në 2 milionë lekë do të duhet që të pajiset me nënshkrimin elektronik brenda 1 Janarit 2020, ndërkohë që gjithë sistemi i ri i fiskalizimit do të jetë plotësisht funksional në vitin 2021.

Nga reforma e re do të jenë të përjashtuar ambulantët. Drafti është hedhur për konsultim publik deri në fund të muajit Gusht, ndërsa në Tetor do të nisë faza e pilotimit në disa biznese.