Anijet ushtarake të NATO-s pozicionohen në Shqipëri, ankorohen në Durrës
Tre anije luftarake janë pozicionuar në brigjet shqiptare. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania 3 fregatat, 2 turke dhe një italiane janë ankoruar në portin e qytetit të Durrësit. Burime bëjnë me dije se një anije e katërt francize pritet të mbërrijë në brigjet shqiptare më datë 30 janar në kuadër…

Tre anije luftarake janë pozicionuar në brigjet shqiptare. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania 3 fregatat, 2 turke dhe një italiane janë ankoruar në portin e qytetit të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se një anije e katërt francize pritet të mbërrijë në brigjet shqiptare më datë 30 janar në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët.
Fregatat janë anije çminuese të NATO-s, të cilat do të kryejnë praktika të çminimit në kuadër të stërvitjes së forcave të aleancës.