Analizë/ Përse Franca thotë “Jo”?

Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë – që është mungesa e dëshirës për ta parë Bashkimin Europian të zgjerohet, po dëmton besueshmërinë e bllokut, dhe perspektivat demokratike të Ballkanit, thotë Jasmin Mujanovic në një shkrim të publikuar nga Birn.fra

Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë – që është mungesa e dëshirës për ta parë Bashkimin Europian të zgjerohet, po dëmton besueshmërinë e bllokut, dhe perspektivat demokratike të Ballkanit, thotë Jasmin Mujanovic në një shkrim të publikuar nga Birn.

E kaluam një herë këtë situatë, kujton ai; qershorin e 2018-tës, kur qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut kishte bërë përpjekje të mëdha drejt kthimit të vendit në një rrugë të mirëfilltë Euro-Atlantike – më e pakta me inicijimin e Marrëveshjes së emrit me Greqinë, Franca, Hollanda dhe Danimarka thanë: ” Jo, Shkupi nuk ka bërë sa duhet për të merituar hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, dhe as Shqipëria.

“Teknikisht, ajo që Franca u tha maqedonasve dhe shqiptarëve ishte “mbase vitin tjetër”, kur në fakt, ishte një “jo e thatë“, shprehet eksperti. Tani, një vit më vonë, Parisi nuk ka lëvizur asnjë grimë nga pozicioni i tij dhe I bllokoi sërish përpjekjet e të dy vendeve. Presidenti Emmanuel Macron, pavarësisht se çfarë kredencialesh liberale ka në Paris e Bruksel, është një kundërshtar i përkushtuar i zgjerimit të mëtejshëm në BE.

Si rezultat, ai është i gatshëm të heqë dorë jo vetëm angazhimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe nderveprimet institucionale dhe politike prej gati dy dekadash mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, vazhdon Mujanovic, raporton Top Channel.

Që prej samitit te Selanikut ne 2003-shin, çdo komisioner i Bashkimit Europian i ka thënë këtij rajoni se e ardhmja e tij është në BE. Tani Franca, një vend që mezi e ka ruajtur praninë diplomatike atje që prej viteve 90`, e që praktikisht është kthyer ne një vezhgues të painteresuar të politikave të Ballkanit, thotë sërish “jo“.

Mungesa e transparences dhe e ndershmërisë së Macronit në veçanti do të ushqejë një cikël të mbrapshtë në rajon, thotë analisti politik, i cili e ilustron këtë pohim me atë që po ndodh që tani me qeverinë e Zoran Zaevit në Shkup .