AMF publikon modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm, sikurse detajuar më poshtë: Polica për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL); Polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik; Polica e sigurimit kufitar….

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm, sikurse detajuar më poshtë:
- Polica për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL);
- Polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik;
- Polica e sigurimit kufitar.
Sipas njoftimit modelet e reja të policave gjenden në linkun: https://amf.gov.al/projekte.asp?id=3
AMF bën me dije se Policat e reja të sigurimit, të cilat do të miratohen nga Autoriteti, pas procesit të konsultimit publik, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit përkatës, si:
- Përfshirjen e Raportit Europian të Aksidenteve, formular i cili u shpërndahet të siguruarve së bashku me policën e sigurimit;
- Mundësinë e të siguruarit për të kërkuar dëmshpërblim direkt nga shoqëria e tij e sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar;
- Afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim;
- Rritjen e limiteve të përgjegjësisë.
Për më shumë, mund të kontaktoni në adresën elektronike të AMF: [email protected]