Ali Bardhi: Gërmimet arkeologjike në Shas në vitin 1864 sipas një dosjeje të arkivit Osman të shtetit në Stamboll

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës antike dhe asaj mesjetare. Ndërsa si degë më vete, ajo fillon tëzhvillohet në shek. XVIII gjatë hulumtimeve të bëra në Pompei dhe Herculaneum. Kurse themelet e shkencës së arkeologjisë klasike janë vendosur në vitin 1870 gjatë hulumtimeve për kulturën e Mikenës dhe Trojën. Në këtë mënyrë, në disa shtete si Italia, Franca, Gjermania, Austria filluan që të hapen institute të arkeologjisë dhe të dalin arkeologë të njohur.

Duke qenë se subjekt i hulumtimeve të tyre ka qenë antikiteti dhe mesjeta, dhe ku pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie përfshihej brenda kufijve administrativë tëPerandorisë Osmane, u bë shkak i nxitjes së shumë hulumtuesve evropianë.Në këtë kuadër edhe treva jonë u përfshi në hartën e studimeve arekeologjike, etnografike etj.

Gjetjet nga ekspeditat arkeologjike lindën nevojën e themelimit të muzeve dhe muzeologjisë nga gjysma e dytë e shekullit XVIII, në shumë shtete të Evropës. Duke qenë se Perandoria Osmane në shumë drejtime zhvillimore i referohej Perëndimit, veçanërisht Francës, bëri që të përkujdesej edhe për gjetjet nga trashëgiumia kulturore brenda hapësirës së vet.

Sot ekzistojnë mendime të ndryshme rreth krijimit të muzeut në Perandorinë Osmane. Në vitin 1846 Perandoria Osmane e miratoi zyrtarisht fillimin e grumbullimit të monumenteve të vjetra. Por sipas disa studiuesve të tjerë, viti 1723 është më i pranushem për krijimine muzeut. Sipas disa specialistëve të kësaj fushe, muzeu fillon në vitin 1869 pasi edhe termi „koleksion‟ që përdorej deri atëherë u ndryshua në „muze‟ dhe se është hapur për publik. Në anën tjetër, Muzeu i Pallatit (Müze-i Hümayun) vetëm në vitin 1889 e fitoi mëvetësinë si institucion shtetëror.[1]

Eksponatete gjetura qoftë nëpërmjet hulumtimeve apo si rezultat i punimeve ndërtimore u bënë shkak që Perandoria, gjegjësisht Drejtoria e Muzeut të tregojë një kujdes, duke vënë alarminpër ruajtjen dhe grumbullimin e tyre. Këtë gjë më së miri e shohim edhe nga një dokument i Arkivit të Stambollit, i cili bën fjalë për gjetjen e njëstatuje prej tunxhi të Jupiterit, në rrethinat e Vlorës, në mars të vitit 1884, e cilau dërgua në Muzeun Perandorak.[2] Por ka edhe dokumente të tjerë që bëjnë fjalë për gjetje të eksponateve të çmueshme.

Edhe ne gjatë hulumtimit tonë në Arkivin Osman në Stamboll kemi identifikuar mjaft dosje që bëjnë fjalë për hulumtime dhe gjetje tëeksponateve me vlerë. Por hulumtimi më interesant për publikun tonëështë njëdosjee ndodhur në fondinMeclis-i Vâlâ Riyâseti Belgeleri (MVL),e datës 16.01.1281 h./ 21.06.1864 m., që përbëhet prej dy shkresave. Me çka kemi parë, njëra shkresëi drejtohet Mytesarifit të Shkodrës, në osmanisht,pa u cekur emri i dërguesit (mund të jetë kërkesa e autorit të gërmimeve në Shas, Ebju), ndërsa tjetra njoftimi që i bën ky i funditKryeministrit (Sadrazamit) në Stamboll. Nga kjo dosje shohim se bëhet fjalë për disa gërmime nga shtetasi austriak,Ebju,në Shas. Nga dokumenti kuptohet që studiuesi i njohur të ketë marrë leje nga autoritetet shtetërore për të hulumtuar thesarin. Ndërkohëqëautori nuk e ka gjetur thesarin, përsëri e kërkon lejen dhe mbështetjen për të hulumtuar edhe në një sondë tjetër në Shas.Pas kësaj, autoritetet lokale të Sanxhakut të Shkodrës e informojnëpushtetin qendror për ekspeditën në fjalë duke i rrëfyer se janë gjetur mjaft eksponate në Shas si: afreska, statuja e shenja apo nishane, pa u dhënë detaje, nga shtetasi austriak Ebju. Mbi vendet e gërmuara janë vendosur disa lule të zeza (karagül).

Lidhur me këtë kemi kërkuar për studiuesit austriakë që kanë vepruar nëkëto vite nëhapësirën e Perandorisë Osmane, gjegjësisht në Sanxhakun e Shkodrës, ku prej sa kam mundur të shoh përafrimin e emrit Ebju apo Ebjotë jetë ndoshta mbiemri Boue istudiuesitAmi Boué. Ai ka lindur në vitin 1794 nëHamburg dhe ka vdekur në vitin 1881 në Vjenë. Ai udhëtoi shumë në Gjermani, Austri, Evropën jugore dhe Ballkan (Perandorinë Osmane), duke studiuar formacione të ndryshme gjeologjike dhe duke u bërë një nga pionierët në kërkimet gjeologjike. Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë ai e kompletoi me dokumente të rëndësishme mbi gjeologjinë e shteteve të Ballkanit (1859-1870) etj. dhe gjithashtu botoi veprën me titull “Mémoires géologiques et paléontologiques” (Paris, 1832) dhe “La Turquie d’Europe; observations sur la geographie, la géologie, l’histoire naturelle” (Paris, 1840) etj.

Ai në librat e tij ofron mjaft të dhëna për Sanxhakun e Shkodrës dhe shumë vende të Perandorisë Osmane, ku përmend kalatë antike e mesjetare të shumë qyteteve, por interesant është fakti i mospërmendjes së Shasit. Duke qenë se tre librat e tij janë botuar përpara viteve 1840, ndërkohë që hulumtimet në Shas i realizon në vitin 1864, na e lëenigmë hulumtimin e tij në Shas. Por siç u pohua më lart që autori Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë ta ketë kompletuar me dokumente të rëndësishme mbi gjeologjinë e shteteve të Ballkanit (1859-1870), autori ndoshta ka formuar ndonjë dosje për Shasin të cilën mund ta ketë dërguar në Vjenë apo edhe në Stamboll. Por në dokumentin e Arkivit Osman të vitit 1864 nuk ceket se çfarë është bërë me eksponatet e gjetura.Ka gjasa që autori t’i ketë dërguar në Vjenë këto eksponate, pasi në Stamboll akoma nuk ishte formuar Muzeu i Pallatit dhe nuk kishte një ligj të miratuar rreth trajtimit të tyre.[3]Nga Arkivi Osman shohim të kenë ndodhur edhe raste të pahijshme pasi në disa raste hulmtuesit i kanëvjedhur eksponatet e gjetura. Kështu nga një dosje e vitit 1292 h./ 1875 vërejmë se një agjenci e cila kryente gërmime arkeologjike në Perandorinë Osmane në emër të shtetit austriak, të ketëvjedhur shumë eksponate dhe se për këtë arsye organet perandorake njoftojnë se nuk do t`i jepet leja rishtazi.[4] Po kështu edhe në vitin 1329 h./ 1911 shohim që të jenëvjedhur disa eksponate të shenjta,të gjetura në Kudus-Palestinë dhe për këtë u kërkua që të formohet një komision për zgjidhjen e këtij problemi.[5]

Andaj duhen të bëhen hulumtime të mëtejshme në Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë, por edhe në Stamboll, në mënyrë që të shihet qartësisht se çfarëështë gjetur nga eksponatet e gjetura në Shas dhe shpjegimet që mund t’u jenë bërë.

Nga librat e Ami Boué-së vërehet interesimi për të hulumtuar në territoret e Perandorisë Osmane, ndërkohë që nga dokumenti arkivor për hulumtimet në Shas vërehet që motiv kryesor i kësaj ekspedite të ketë qenë gjetja e thesarit. Nuk e kemi të qartënëse autori i kërkimeve në Shas e ka pasur për objekt studimi vetëm thesarin apo të dyja së bashku, por gjithsesi përfundimet e arritura tregojnë se fushë interesi e tij në mënyrë të tërthortëkanë qenë edhe eksponatet e gjetura në Shas.

Ami Boué, nëlibrin e tij“La Turquie d’Europe” pohon: “Në Drisht (Drivasto), nëlindje të Shkodrës gjenden rrënoja antikitetesh dhe megjithëse banorët besojnë se aty ka thesare të fshehura, nuk guxohet të gërmohet; leja e pashait do të nxirrej me vështirësi, por një kërkesë e tillë do të shihej me sy të keq.”[6], çka lë për të kuptuar se autori i ka pasur për synim të dyja – studimin dhe thesarin.

Legjendat e popullit tonëpër thesarin e arit të ruajtur në Shas mund ta kenë shtyrë autorin që të bëjë hulumtime në Shas. Akoma në memorien e popullit tonë ruhen gojëdhëna nga të parët tanë që flasin për arin apo tezgjahëte arit në Shas, të cilat kohët e fundit janë regjistruar nga disa autorë vendas siDr. Ismail Doda, Muhamet Nika, Gazmend Kovaçi, por këtij fenomenii kanë kushtuar edhe prozë e poezi shkrimtarët vendas siProf. Dr. Basri Çapriqi, Dr. Bahri Brisku, Ibrahim Berjashi, Hajredin Kovaçi, Gazmend Çitaku e deri te brezi i ri, Argëzon Sulejmanietj.

Kurse Dr. Ismail Doda, në një artikull të publikuar në revistën “Koha javore”,duke iu referuar etnologut kuças, Stevan Duçiqit, i cili e pat publikuar atë në vitin 1931, rrëfen një tregim interesant, të cilit në vitin 1920 t`i ketë thënë një ulqinak, pa iu cekur emri,që sipas gojëdhënave të banorëve vendas testamenti i Skënderbeut ndodhet i fshehur në Shas. Sipas tij,ky testament përmban tre (3) qypa, nga ku dy prej tyre janëplot me ari, ndërsa i treti ka armët e Skënderbeut.[7]

Prandaj ky artikull le të jetë një fener ndriçues për studiuesit në të ardhmen që të hulumtojnë raportet e gjetjeve të Ami Boué-së në Kalanë e Shasit. Këto mund të jenë edhe gërmimet e para arkeologjike në Shas.

Më poshtë po paraqesim të përkthyer nga osmanishtja shkresën e dërguar Kryeministrisë (Sadrazamit) nga Mytesarifi i Shkodrës:

Lartmadhërisëz. Kryeministër

Fshati Shas, i cili është pjesë e kazasë së Shkodrës, duke qenë se është i pasur me thesare, nënshtetasi austriak me emrin Ebjo (Ami Boue) ka kërkuar leje të gërmimeve për thesar, të cilit i është dhënë ajo. Si shoqërues, në dispozicion të tij janë vënë disa zabitë ushtarakë (policia ushtarake) dhe nëpunësit e shërbimit civil (pronës publike). Me shumë siguri ekzistojnë pritshmëritë për gjetjen e thesarit në vendin e gërmuar. Por edhe pse janë identifikuar disa afreska dhe statuja, akoma nuk është gjetur thesari. Duke mos pasur të holla (akça) për shpenzimet e gërmimeve më tej, bëhet sqarimi se me një shumë tjetër të vogël mund të bëhen kërkime në një pjesë tjetër të lokacionit, si edhe të vihet në dispozicion logjistika e mësipërme. Mbi vendet e gërmuara në fshatin Shas janë vendosur lule të zeza (karagyl-karagül). Në vendin e gërmuar janë identifikuar monumente dhe shenja nishane, por duke qenë se pritshmëritë janë më të mëdha, kërkohet leja dhe mbështetja nga pasuria publike në mënyrë që të bëhet e mundur për kërkimet e mëtejshme. Urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes.

Shkodër, më 16 muharrem viti 1281

09 qershor viti 1280 / 21 qershor 1864

Marshal Ismail Hakki

Komandant i Ushtrisë dhe

Mytesarif i Shkodrës

[1]Wendy M.K. Shaw, Osmanlı Müzeciliği (Müzeler, Arkeoloji ve Tarihin Görselleştirilmesi), İletişim yay. Botimi 3, İstanbul, 2020, f. 19.

[2] Ermal Nurja, “Një statujë tunxhi e Jupiterit në rrethinat e Vlorës, 1884‟, https://adsh.al/blog/blog/2022/06/30/1408/ , marrë më, 05.11.2022.

[3] Në vitin 1869 u përgatit një rregullore nga Osman Hamdi Beu, e cila definonte si pronë shtetërore monumentet e vjetra të gjetura në territorin administrativ osman. Por si shkak i mangësive që ka pasur, kjo rregullore u plotësua në vitin 1874, 1884 dhe 1906. Por se në vitin 1874, me miratimin e ligjit për monumentet e vjetra mund të themi se u vunë themelet e arkeologjisë osmane.

[4] BOA, MF.MKT, 26/170.

[5] BOA, DH.İD, 23/6.

[6]Ami Boué, Shqipëria në Turqinë Evropiane, Plejad, Tiranë, 2011, f. 75.

[7] Dr. Ismail Doda, “Motiv me rreze historike”, Koha javore, 3 shtator 2009.