Alexandar Vucic: “Mini-shengeni” shumë i rëndësishëm për Serbinë

Presidenti i Serbisë: Nga marrëveshja do kursehen 260 milionë dollarë...

Fill pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj, raporton Top Channel.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.

Njësoj si Zaev, Vucic lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.