Albin Kurti të dielën në Tiranë

Kryeministri Albin Kurti pritet të vijë në një vizitë zyrtare të dielën në Tiranë. Sipas gazetarit Kosovë Gjoci arsyeja e kësaj vizite do jetë informimi i qeverisë shqiptare në lidhje me takimin e zhvilluar më 18 mars në Ohër.

Sipas gazetarit në vizitën e tij në Tiranë, Kurti do zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

“Vizita lidhet me atë që ndodhi më 18 mars në Ohër. Zoti Kurti do të jetë në Tiranë ku do takojë kryeministrin Rama dhe kryeparlamentaren Nikolla. Edhe pse nuk është dhënë një njoftim zyrtar, me aq sa kemi marrë vesh ka të bëjë me informimin e  qeverisë Shqiptare rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Ohër, që normalisht lidhet edhe me idenë e lobimit që mund ta bëjë dhe e ka bërë Shqipëria gjithmonë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në çështjet kombëtare.

Arritja e një marrëveshje të tillë i ka hapur rrugë njohës së Kosovës nga vendet që nuk e njohin dhe normalisht Shqipëria ka pasur rol të rëndësishëm në këtë pjesë sidomos kur bëhet fjalë për lobim në vendet që nuk e njohin Kosovën ku normalisht më kryesorët janë ato 5 vende të Bashkimit Europian. Për Kosovën njohja e tyre do ishte një hap i madh”,-tha për Euronews Albania gazetari Kosovë Gjoci.