Aksioni opozitar kundër qeverisë/ Nga protesta tek aktivizimi i bazës, çfarë pritet të diskutohet sot në mbledhjen e kryesisë së PD
PD pritet të mbledhë sot në orën 19: 00 kryesinë në një mbledhje me dyer të mbyllura. Gazetari Osman Stafa ka raportuar për Neës24 se në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me aksionin opozitar që kreu i PD Sali Berisha e ka quajtur revolucion ndaj regjimit të kryeministrit Edi Rama. “Mbledhja e kryesisë bëhet…

PD pritet të mbledhë sot në orën 19: 00 kryesinë në një mbledhje me dyer të mbyllura.
Gazetari Osman Stafa ka raportuar për Neës24 se në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me aksionin opozitar që kreu i PD Sali Berisha e ka quajtur revolucion ndaj regjimit të kryeministrit Edi Rama.
“Mbledhja e kryesisë bëhet me qëllim të asaj që paralajmëroi Berisha se vendi do përfshihet në protesta të fuqishme kundër regjimit të Ramës dhe përfshirjes së tij në çështjen McGonigal.
Berisha ditën e djeshme ka takuar edhe zotin Meta për të rakorduar aksionin opozitar ndërsa ndo të mblidhet kryesia e PD për mënyrën si do të organizohet protesta e qëndresa e opozitës.
Kjo protestë sipas Berishës do të jetë e qëndrueshme e do të ndalet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij është kaluar vija e kuqe me rastin McGonigal.
Diskutimi kryesor i zotit Berisha pritet të jetë për mënyrën se si do të organizohet protesta.
Ka nisur organizimi në terren për të nxitur strukturat e për të organizuar atë që Berisha e ka quajtur revolucion, sapo të bëhet me dije data e protestës”, ka deklaruar ai.