Aksident te “Unaza e Re”, ndërron jetë këmbësori 55-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Astirit në kryeqytet, ku si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.15, kur një automjet i drejtuar nga një 32-vjecar me inicialet E.S. ka goditur këmbësorin në rrugën “Teodor Keko”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që identiteti i viktimës mbetet për tu konfirmuar, transmeton A2News.