Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 31-vjeçari
Me datë 05.10.2023, shtetasi E.P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore. 31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij…

Me datë 05.10.2023, shtetasi E.P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore. 31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.