Aksident në Levan-Fier, 2 të plagosur

Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy persona një grua dhe një burrë të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit.

Nga përplasja janë shkaktuar edhe shumë dëme të shumta materiale të automjeteve, raporton Top Channel.

Për disa minuta qarkullimi në këtë aks është bllokuar duke shkaktuar trafik që ka shkuar deri në disa kilometra.